Momenti kur vendoset flamurin kombëtar në godinën e komunës së Preshevës

E publikuar: 27/11/2023 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka paralajmëruar se sot do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar, në godinën e Komunës së Preshevës.

Arifi ka publikuar një video të momentit kur e vendos flamurin kuq e zi në shtizën e objektit të Komunës së Preshevës.

“Vendosja e flamurit kombëtarë në godinën e komunës së Preshevës🇦🇱
Le të valojë flamuri më i bukur në botë!” – shkroi ai.

Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe. Në qershor të këtij viti, Arifi u ftua nga Gjykata e Serbisë për tu paraqitur në një seancë gjyqësore, për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në hapësirat publike.