Kur deputeti nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, po e akuzonte kolegun e tij, Nuredin Lushtakun deputet i PDK’së, se garda e FSK’së nuk ishte lejuar të marr pjesë në varrimin e Rugovës, është dëgjuar një replikë nga Lushtaku. Mirëpo, një gjest nga shefi i tij Thaçi dhe Kryeministri Mustafa bëri që ai të mos e vazhdojë debatin me Haradinajn.
Gazeta “Zëri” ka kapur momentin kur Daut Haradinaj po e mbante fjalimin e tij, duke e akuzuar Nuredin Lushtakun dhe Agim Çekun.
Në këto xhirime të ‘Zërit’ teksa mbanë fjalimin Haradianj, Nuredin Lushtaku dëgjohet teksa replikën me Dautin.
Ndërsa në anën tjetër Kryeministri Mustafa dhe tashmë presidenti Hashim Thaçi i bëjnë me shenjë Nuredin Lushtakut që të mos debatoj me Haradinaj. Për më shumë shikoni këtë video.
Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj në seancën e zgjedhjes së Presidentit ka thënë se në këtë Kuvend janë njerëzit që nuk kanë lejuar Gardën e FSK’së për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Ibrahim Rugovës. Ka thënë se Shef i Gardës ishte Nuredin Lushtaku e Komandat Agim Çeku./GazetaExpress/


















