Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi e ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në objektin e këtij institucioni.
Nën tingujt e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, Mustafi doli në ballkon dhe e vendosi flamurin.
“Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare”, ka shkruar Mustafi.