Partitë opozitare edhe sot kanë arritur që ta bllokojnë seancën e Kuvendit. Madje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka pasur guximin që t’ia marr mikrofonin kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Nga mikrofoni i kryekuvendarit, Glauk Konjufca ne emër të partive opozitare ka njoftuar se nuk do të lejoj vazhdimin e seancës së Kuvendit pa plotësimin e kushteve të tyre. Pas kësaj që ndodhi në Kuvend, kryetari Kadri Veseli mori vendim që të kërkoj pauzë 30 minutëshe.
/ Gazeta Blic