Momenti kur dhjetëra persona e sulmojnë djalin e Nenad Rashiqit (Video)

E publikuar: 22/02/2021 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga disa persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla ku vijon mësimet.

Reporteri.net ka arritur të sigurojë videon e momentit të sulmit ndaj djalit të politikanit serb, Rashiq.

Siç shihet në pamje, përreth djalit të Rashiqit janë të grumbulluar shumë persona.

Në video shihet se është goditur nga shumë persona.Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin, ku bën të ditur se ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Video në linkun më poshtë:

https://video.gjirafa.com/momenti-kur-rrahet-djali-i-nenad-rashiqit-mp4