Momenti kur aktivistët e PDK’së i ‘prishin’ përurimin Shpend Ahmetit

E publikuar: 11/08/2017 08:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivistë të PDK’së, dega e Prishtinës, kanë zhvilluar një protestë gjatë përurimit që kryetari Shpend Ahmeti po i bënte parkut rekreativ-sportiv ‘1 Tetori’.

Me këtë rast ata kanë thënë se protesta e tyre ka të bëjë me heshtjen që kryetari Ahmeti po u bën akuzave ndaj tij, për korrupsion dhe punësim të militantëve partiak.

Përgjigja e Ahmetit ndaj protestuesve ka qenë, duke i ftuar ata që të marrin pjesë në përurim, ku sipas tij, parku është edhe i tyre.

Kryetari Ahmeti, ka përuruar parkun rekreativ-sportiv ‘1 Tetori’ i cili ndodhet në afërsi të Qendrës së Studentëve.

https://vimeo.com/229189822