Një autobus i kompanisë turistike “Shpejtimi” është aksidentuar në orët e para të mëngjesit në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Autobusi tek sa lëvizte me shpejtësi të madhe ka goditur gjashtë makina të parkuara në autosallonin “Xeni”.
Pronari i kompanisë ka ndarë në një postim në Facebook videon kur ka ndodhur aksidenti, tek sa ka informuar se dëmi i shkaktuar është në vlerë 200 mijë euro.

















