Një nga stadiumet më të mëdha të mbyllura në SHBA është shembur të hënën, dhe ky moment është filmuar nga kamerat e medieve prestigjioze ku mijëra qytetar ishin mbledhur për ta ndjekur këtë ngjarje.
Pas shembjes së stadiumit me 71.250 ulëse u ngrit një re e madhe pluhuri, që deri javën e kaluar ishte shtëpia e Atlanta Falcons, transmeton Telegrafi.
Inxhinierëve nuk u janë dashur më shumë se 15 sekonda që ta bëjnë rrafsh me tokë stadiumin, për t’i lënë hapësirën ndërtimit të stadiumit të ri “Mercedes-Benz që pritet të kushtoj 1.6 miliard dollarë.
Ky stadium ishte hapur në vitin 1992, dhe kishte shërbyer si “shtëpi” për lojërat e zhvilluara nga Falcons, por ishin mbajtur edhe dy Super Bowls. /Telegrafi/