Me çka mund të krahasohet suksesi i një krijuesi të BONEVET-it? Angazhimi, kreativiteti, bashkëpunimi apo zhvillimi mendimit kritik? Një përkushtim i jashtëzakonshëm me sfidën BitOlympics këtë radhë,solli triumf të radhës botëror nga të rinjtë e hapësirës krijuese BONEVET.
Duke ngërthyer në vete pasionin që këta të rinj kanë për fushën e teknologjisë, përmes qarqeve elektronike shumëngjyrëshe realizuan një projekt të radhës triumfues që u arrit të zgjidhet fitimtare midis 170 aplikantëve nëpër botë; përkatësisht sfidës me më së shumti pjesëmarrës deri më tani.
Mirëpo, secili prej nesh dëshiron të di hapat se si këta të rinj kurioz arritën tek ideja brilante e lojërave olimpike.
Kohëve të fundit të gjithë kemi përcjellur me entuziazëm lojërat olimpike që u zhvilluan këtë vit ku për Kosovën ishte hera e parë që u bë pjesë dhe fitorja historike në xhudo e kampiones tonë ndërkombëtare Majlinda Kelmendi
Mënyra e shtrirjes së idesë dhe adaptimi elegant e një lojë ekzistuese siç janë Lojërat Olimipike krijuesit e rinj treguan pasionin e tyre me përshtatjen mbresëlënëse të sportit dhe teknologjisë.
Krijimi i projektit BitOlympics me një kreativitet të jashtëzakonshëm, këmbëngulje dhe me atmosferën shoqërore u cilësua një vendim i vështirë edhe për jurinë, mirëpo jehona e kampionëve tonë prapë ishte vendimtare.
Komuniteti i krijuesve BONEVETakoma mirëpret krijues të rinjë për të krijuar dhe ndërtuar gjëra të mahnitshme përmes teknologjisë, të cilët mund të bëhen pjesë e garave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shfaqe kreativitetin dhe sfido veten në fushën e teknologjisë!