Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Distria arriti ta mposht japonezen, Funa Tonaki me të cilën ishte ndeshur edhe më parë në Doha Masters.
Në fakt, Tonaki ishte e rrezikshme, por Krasniqi arriti që me një lëvizje “Waza-Ari” ta mposht japonezen para përfundimit të kohës së rregullt.
Më poshtë mund të shikoni momentin fantastik kur Distria Krsaniqi me një lëvizje fantastike e hedh Tonakin në tokë.