Moment historik për industrinë vendore: Pestova (VIPA Chips), kompania e parë kosovare me barkode GS1, regjistron VIPA globalisht si “Republic of Kosovo”

E publikuar: 03/02/2026 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Pestova Shpk, me produktet e saj të brendit VIPA, është bërë kompania e parë në Republikën e Kosovës që pajiset me barkodet ndërkombëtare GS1, duke i regjistruar produktet zyrtarisht si “Republic of Kosovo” në sistemin global të identifikimit të produkteve.

Ky zhvillim i rëndësishëm, i cili hap rrugën për eksport dhe integrim në tregjet ndërkombëtare, u bë i ditur nga përfaqësuesi i Pestova Shpk, Kushtrim Ajvazi dhe kryetari i Oda Ekonomike e Kosovës. Me këtë hap, Kosova shënohet zyrtarisht si vend origjine në barkodet e produkteve, duke forcuar prezencën e prodhuesve vendorë në tregtinë globale.

Postimi i plotë:

MOMENT HISTORIK PËR INDUSTRINË VENDORE 🇽🇰

Pestova Shpk, me produktet e saj të brendit VIPA, bëhet kompania e parë në Republikën e Kosovës që pajiset me barcodet ndërkombëtare GS1, duke i regjistruar produktet zyrtarisht si “Republic of Kosovo” në sistemin global të identifikimit të produkteve.

Kjo u mundësua përmes GS1 Kosovo, pjesë e rrjetit botëror GS1, standardi që përdoret nga tregjet, distributorët dhe zinxhirët më të mëdhenj të shitjes në botë.

Produktet VIPA tashmë janë të identifikueshme dhe të pranueshme globalisht
Hapet rruga për eksport dhe integrim në tregjet ndërkombëtare

Kosova shënohet zyrtarisht si vend origjine në barkodet e produkteve

Ky është një hap i madh jo vetëm për Pestova Shpk, por për gjithë prodhuesit vendorë dhe për prezencën e Kosovës në tregtinë globale.

🇽🇰 Nga Kosova – sipas standardeve botërore.