Molliqaj: Kurti po i diskriminon veteranët që luftuan përnjëmend

E publikuar: 07/06/2022 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk mund të penalizojë 22 mijë veteranë të vërtetë vetëm sepse disa janë të rremë.

Molliqaj ka thënë se qëndrimet e kësaj qeverie janë politike, sepse po disikriminohen ata që kanë luftuar përnjëmend.

“Është politike, sepse po i diskriminon ata që kanë luftuar përnjëmend. Ne nuk jemi duke e kundërshtuar pastrimin e listave, sepse ky është obligim i organeve – prej ekzekutivit deri te ato të drejtësisë – që ta bëjnë këtë punë. Nuk mundesh 22 mijë veteranëve të vërtetë, që i pranon kryeministri Kurti, t’iu thuash që po ju penalizojmë se janë disa të rremë”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.