Molliqaj: Jemi të pastër, pres kërkim falje nga disa prej juve!

E publikuar: 03/10/2017 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga Qeveria “Haradinaj” që në kohë rekord të shtyjë organet përgjegjëse në zbardhjen përfundimtare të rastit të aktivistëve të cilët janë akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, gjithë përfaqësuesit e spektrit politik të cilët akuzuan Vetëvendosjen për këtë rast, duhet që të kërkojnë falje, shkruan Indeksonline

Fjalimi i plotë:

“Më 29 gusht të vitit 2016 ishin arrestuar aktivistët e Vetëvendosjes për sulm të Kuvendit të Kosovës. Janë bërë më shumë se 1 vit që këta janë padrejtësisht duke u mbajtur. Si një rezultat i kësaj kemi humbjen e aktivistit tonë, Astrit Dehari. Lëvizja “Vetëvendosje”, familja Dehari, qytetarët e Republikës presin veprim të menjëhershme për të zbardhur këtë rast i cili është skandaloz i cili ka qëllime politike prapa saj. Shkasi që e kam marrë fjalën është për provat dhe përgjegjësit e këtij rasti. Forenzika në bazë të gjitha materialeve ka treguar se asnjë e dhënë nuk tregon për sulmin e kuvendit ndaj aktivistëve tanë. Edhe raporti i FBI-së ka ardhur përfundimisht me një raport të sakt i cili tregon pafajësinë. Pres kërkimfalje ndaj aktivistëve tanë, familjes Dehari dhe qytetarëve tanë sepse e keni keqpërdorur këtë rast. Krejt në fund, gjithë dëshmitarët që i keni sajuar në këtë proces të gjithë kanë thënë se kanë qenë të ndikuar dhe policia e Kosovës për të dhënë deklarata të tilla. Policia ant-terror e ka montuar këtë rast me urdhër politik. Dëshmitari që ka shitur motorin ka thënë se nuk i ka idenfitikuar aktivistët.