Një grua nga Kolorado është përballur me një gjobë prej 500 dollarë nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA (CBP) pasi ajo mollën që ia kishin dhënë në aeroplan si pjesë të ushqimit, e kishte marrë me vete.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Cristal Tadlock ka rrëfyer se gjatë fluturimit të saj nga Parisi për në SHBA, asaj i ishte dhënë një mollë e futur në një qese plastike si një meze e lehtë.
Tadlock pastaj e kishte vendosur mollën në çantën e saj për ta ruajtur kur ajo të mund të ishte e uritur gjatë pjesës së dytë të udhëtimit të saj.
Pasi Tadlock arriti në SHBA, ajo shkoi përmes Doganës dhe çanta e saj u zgjodh rastësisht që të kontrollohej.
Tadlock thotë se një agjent doganor nxori mollën në qese plastike me logon e Delta mbi të.
Kur u pyet, Tadlock shpjegoi se ajo mori mollën nga linja ajrore dhe e pyeti punëtorin doganor nëse do të mund ta gjuante ose ta hante aty për aty.
Dhe agjenti doganor thuhet se i ka refuzuar një opsion të tillë duke i thënë se për një veprim të tillë ajo gjobitet për 500 dollarë – për mbajtjen e frutave të padeklaruar. /Telegrafi/