Kryesore

Mogherini: BE i gëzohet liberalizimit të vizave për Kosovën

05.05.2016 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mogherini: BE i gëzohet liberalizimit të vizave për Kosovën

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka lavdëruar institucionet e Kosovës për punën e bërë për liberalizimin e vizave.

Komisioni Evropian, dje rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët dhe, sipas Mogherinit, që mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, kjo ditë është shumë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian. Ajo ka ftuar për bashkëpunim të mëtejmë të Kosovës me BE-në.

“Njerëzit në Kosovë dhe dini edhe ju që kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Një javë shumë e mirë për Kosovën. Nuk dua të marr merita për pranimin në UEFA, por dje arritën një sukses të madh. Kjo falë punës së madhe që keni bërë së bashku me ne. Sot duhet të bëhen planifikimet për të ardhmen e përbashkët. Liberalizimi i vizave nuk festohet vetëm në Kosovë, por edhe Bashkimi Evropian po feston”, ka thënë Mogherini.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme, Frederica Mogherini në fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tha se dhurata që Bashkimi Evropian po ia jep Kosovës nuk duhet të nënçmohet.

Ajo tha se agjenda evropiane është ajo që mban popujt e bashkuar, derisa tha se edhe pranimi në UEFA është meritë e përbashkët.

“Agjenda Evropiane na mban të bashkuar. Nuk dua ta marrë meritën për UEFA-n, por dje arritët një sukses, dhe kjo falë punës tuaj së bashku me ne”, tha ajo.

Mogherini theksoi se vetëm një muaj më parë u prezantua Marrëveshjen për Stabilizim-Asociimin, kurse dje u dha rekomandimi për liberalizimin e vizave. Këto sipas Mogherini janë suksese të mëdha për Kosovën, llogaritur prej ku ka filluar rrugëtimin drejt Evropës vendi.

Mogherini tha se BE-ja po punon për paqen dhe pajtimin në Ballkan.

“Bashkimi ynë ka të bëj për mirëqenien e njerëzve. Është e qartë se ne duhet të bëjmë shumë më tepër që të zhvillojmë ekonominë, ta luftojmë korrupsionin dhe njerëzve t’u afrojmë perspektivë më të mirë”, theksoi ajo.

“Mos e nënçmoni dhuratën që po ua jep Bashkimi Evropian. Më lejoni të premtoj se do të vazhdojmë që ta bëjmë Kosovën më të mirë. Nga ana ime ky është një përkushtim”, vazhdoi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së.

Ajo po ashtu i dha merita autoriteteve të Kosovës për dy lajmet e fundit të Kosovës, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

“Propozimi për lëvizje të lirë në zonën e Shengenit është një dëshmi për punën tuaj të madhe”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje