Mogherini flet për takimin në Nju Jork me Thaçin, Ramën, Vuçiqin, Zaevi.

E publikuar: 21/09/2017 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Visoka povjerenica za vanjsku i sigurnosnu politiku Evropske unije i potpredsjednica Evropske komisije Federica Mogherini najavila je da će u martu na sastanku ministara vanjskih poslova EU dati preporuku da za Bosnu i Hercegovinu na snagu stupi Sporazum o stabilizaciji i pridruživanju nakon što su danas oba doma Parlamentarne skupštine BiH potvrdili deklaraciju Predsjedništva BiH o evropskoj opredijeljenosti države (Samir Yordamoviç – Anadolu Ajansı)

Mbrëmë në Nju Jork, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini dhe Komisionieri për Zgjerim Johannes Hahan kanë takuar liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Sonte ne patëm një sesion pune me liderët e 6 partnerëve të Ballkanit Perëndimir në margjina Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në Neë York për ta avancuar më tej punën rreth integrimeve europiane të të gjitha rajonit” thuhet në njoftim.

“Në rikonfirmuan mbështetjen e paekuivoke të Bahkimit Europian për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, e cila është shprehur së voni në të dyja nivelet në Këshillin Europian si dhe nga Presidenti i Komisionit Europian Jean – Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor Gjendja e Unionit në fillim të këtij muaji. Në përputhje me këtë zotim, BE është duke e forcuar përkrahjen ndaj të gjithë partnerëve drejt arritjes së objektivave realiste, në mënyrë që progresi i tyre do të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë” thekson njoftimi.

“Ne jemi të lumtur që liderët, Presidenti Filip Vujanovic i Malit të Zi, Presidenti Aleksandar Vuçiq i Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, Kryesuesi io Presidencës së Bosnjës e e Hercegovinës Dragan Covic, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i IRJM’së Zoran Zaev konfirmuan përkushtimin e tyre përforcim të punës rreth reformave veçmas në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejtat fundamentale, si dhe të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësopre që ta rujanë dhe ta ndërtojnë më tej këtë momentum pozitiv” thuhet në njoftimin e Bashkimit Europian.