Duke pozuar në mënyrë joshëse për aparatin, kjo është modelja magjapëse libaneze që ka shkaktuar një prej betejave më të shtrenjta të divorceve në histori.
Ish-supermodelja Christina Estrada, 52-vjeç, po lufton me miliarderin saudit Ualid Juffali për një pasuri prej rreth 9 miliardë dollarësh pasi ai ra në dashuri me bukuroshen sharmante nga Beiruti Loujain Adada, 25-vjeç.
Znj. Estrada që ka lindur në Amerikë, kërkon një thelë të majme të pasurisë së Juffali-t, që përfshin një kishë të konvertuar prej 100 milionë dollarësh në Knightsbridge dhe dy saraje mbreslënëse në Dartmouth dhe Surrey.