Ish-modelja 46 vjeçare e cila hoqi dorë nga jeta e saj në Kanada, për t’iu bashkuar forcave anti-ISIS, rrëfen për tmerret që ka parë në fushëbetejat kur po luftonte kundër militantëve islamikë
Rrëfimi i saj ka tronditur lexuesit.
Ajo ka treguar se si e përndjekin pamjet e pjesëve të shpërndara të trupave të njerëzve. Madje, asaj i ka ndodhur edhe që të hajë drekën afër disa mbetjeve të trurit të njeriut.
Pa marrë parasysh që ishte një bionde shumë tërheqëse, modelja ka rrëfyer se në betejë është trajtuar si një nga djemtë e ushtrisë, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.
Ndodhitë e saj tronditëse nuk kanë fund. Ajo e ka gjetur gishtin e njeriut dhe pasi e ka kërkuar trupin të cilit i përkiste nuk e ka gjetur fare në rrethinë
Modelja ka treguar se në fushëbetejë ka përjetuar gjëra të cilat as nuk i ka imagjinuar ndonjëherë.