Një prej modeleve më të njohura të Victoria’s Secret, Candice Swanepoel u bë pjesë e një incidenti gjatë sfilatës së të premtes mbrëma në New York (SHBA).
26-vjeçarja nga Afrika e Jugut prej vitesh pjesë e pasarelave, gjatë kohës që sfilonte në sfilatën e “Givenchy SS16” për New York Fashion Week, u rrëzua nga sandalet që mbante veshur dhe përfundoi në tokë.
Por si një profesioniste e vërtetë Candice u çua dhe vijoi sfilitën, si dhe përshëndeti të pranishmit. Siç mund të shihni edhe në fotografi, nga rrëzimi modelja dëmtoi të dy gjunjtë.