Modelja dhe blogerja e njohur në rrjetet sociale, Maria Lebedeva ka humbur jetën në spital gjatë një operacioni plastik.
Me vlerë rreth 5000 dollarë, 31-vjeçarja kishte kërkuar të kryente procedurën e rinoplastikës, i cili për fat të keq ka rezultuar fatal për të.
Gjatë operacionit në klinikën e njohur ruse, me qëllim për të rregulluar formën e hundës, temperatura e saj u rrit si rezultat i reagimit të ashpër ndaj anestezisë.
Klinika Artibeaut, në Saint Petersburg, njoftoi menjëherë ambulancën kur kuptuan problemet, por pacientja nuk arriti të mbijetonte.
Video e regjistruar e procedurës, po përdoret si provë nga autoritetet, për hetime ndaj neglizhencën mjekësore. Bashkëshorti i modeles u kthye me urgjencë në spital kur mësoi për ngjarjen e rëndë, dhe tashmë po kujdeset për djalin e tyre të vogël.
Lexo edhe: Trajneri i Feronikelit flet pas eleminimit nga Liga e Kampionëve
Drejtori i klinikës, Alexandër Efremov, tha se pacientja kishte kaluar shumë teste para procedurës, e cila ishte kryer nga mjekë me kualifikime të larta. Ai shtoi se vdekja e saj mund të ketë ardhur nga gjendje të caktuara gjenetike.
“Një hetim mjeko-ligjor është duke u kryer, por ne kemi kryer operacionin sipas të gjitha standardeve të kërkuara. Nëse ka ndodhur ndonjë shkelje do të ishte rasti i parë”, u shpreh ai.