Candice Swanepoel tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u rrëzua në pasarelë në shfaqjen e modës në Nju Jork këtë të premte.
Por modelja e Victoria Secret është fotografuar sërish konfidente në hotelin Gramercy Park Hotel duke e lënë pas ngjarjen e “shëmtuar”.
26 vjeçarja bukuroshe është parë duke buzëqeshur ndërkohë që pozonte së bashku me modelen braziliane Lais Ribeiro mbrëmjen e së shtunës.
Candice dukej mahnitëse dhe tepër elegante e veshur me një fustan të bardhë.