Një turiste që ra nga kati i tetë i një hoteli në Tailandë gjatë një feste, është zbuluar sot se ishte një modele ruse e rrjeteve erotike.
37-vjeçarja Evgenia Simonova pësoi plagë fatale në kokë dhe një këmbë të thyer pas rënies nga një kompleks rezidencial ne Pukhet, por policia tha se në grushtin e saj kishte një tufë flokësh njerëzore për të cilën po kryhet testi i ADN-së.
Gruaja kishte rrjete sociale në emra të tjerë dhe kishte transmetuar pamje direkte në rrjetet për të rritur, pak ditë para vdekjes.
Në një prej videove ajo e prezantonte veten si ” modele e rrjetit” dhe mirëpriste vizitorë në “dhomën e saj të mbyllur online”.
Smirnova ishte me origjinë nga Nizhny Novgorod, Rusi, dhe më vonë ishte vendosur në Moskë, nga ku ishte nisur drejt Phuket në Tailandë, më 25 maj.
Trupi i saj u gjet mëngjesin e të enjtes. E ndjera kishte ardhur disa herë të tjera në Tailandë.
Pak pas incidentit fatal në zonën Patong të njohur për jetën e natës, policia ka arrestuar një tjetër ruse Natalia Kosenkova, 35 vjeçare, dhe dy burra si të dyshuar për përdorim drogash, shkruante e përditshmja vendase.
Meshkujt u emëruan si amerikani Jamaal Antwaun Smith, 38 vjeç, dhe jordani Ahmad Radi Mustafa Alatoom, 28 vjeç.
Alatoom u ndalua teksa po merrte një fluturim jashtë Tailandës pak pas vdekjes së Smirnovas.
Mediat citonin policinë se kishte prova për një “seksi, drogash dhe alkooli” në apartamentin Emerald Terrace nga i cili Smirnova ra drejt vdekjes.
Kosenkova, modele e DJ që kishte udhëtuar më parë në Dubai e në Ukrainë, pretendonte sot në rrjetet sociale se ishte liruar dhe se vdekja e Sirnova ishte një “incident fatkeq” por nuk jepte detaje të mëtejshme.
Më herët një kopje e pasaportës së Kosenkova ishte publikuar në media.
“Çështja nuk është e komplikuar sepse ne nuk jemi me faj,” tha ajo, duke shtuar se avokatët e kishin këshilluar të mos jepte detaje për incidentin.
“E vetmja gjë që mund të them është se ishte një aksident i pafat por jo vrasje, dhe asnjë nga njerëzit e përfshirë nuk kanë faj. Ne na mbajtën në polici por tani na kanë liruar”.
Kosenkova tha se ishte njohur me viktimën bashkëatdhetare ruse Simonova vetëm natën e incidentit.
Ajo mohonte më tej raportimet në mediat tailandeze se festa përfshinte seks e droga, megjithë raportimet nga policia se ishin gjetur kondomë dhe kanabis e bluar imët.
“Nuk e njihja Evgenia Smirnova deri atë mbrëmje. Ajo erdhi në festën ku ishim ne, dhe më pas thirri mikun e saj Alatoom, i cili sillej në mënyrë të papërshtatshme”.
“Mund të them se unë dhe miku im Smith, me të cilin njihem prej kohësh, u sollëm me dinjitet dhe edukatë. Policia na besoi. Ne jetojmë këtu prej muajsh”.
Më herët koloneli i policisë Chomphunuch Anantayakun tha: “Ne besojmë se gruaja mund të ketë rënë aksidentalisht nga ballkoni, por mund të jetë dhe një vrasje e lindur nga një përleshje. Jemi duke marrë në pyetje njerëzit e përfshirë. Flokët në dorën e gruas do të analizohen për ADN-në për të parë kujt i përkasin”.