Gjatë Samitit të Zhvilluesve Android, Google tha se Modaliteti i Errët i aplikacioneve ndihmon në jetëgjatësinë e baterisë.
Konsumi i energjisë rritet kur shtoni shkëlqimin e ekranit, por është edhe ngjyra e ekranit ajo që ndikon në konsumin e bateritë.
Nisur nga kjo Google thotë se “Night Mode” kursen baterinë.
Kompania ka kryer disa testime me Google Pixel dhe iPhone 7. Konsumi ulet deri në 60% kur modaliteti i errët është i aktivizuar me 100% shkëlqim ndërsa vetëm 14% kursim me 50% shkëlqim.
Megjithatë kjo vlen për ekranet OLED dhe nuk do të ketë të njëjtin impakt tek ekranet LCD.
Nisur nga këto gjetje, Android ka nevojë për aplikacione që kanë modaliteitn e errët e pse jo të ndryshohen edhe udhëzimet e dizajnit material për të adoptuar ngjyrat e errëta. /PCWorld Albanian