Derisa organizatat e luftës janë marr me organizimin e protestës, Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur grupi e vet parlamentar.
Burime nga kjo parti, të cilat kanë qenë pjesë e takimit kanë bërë të ditur se deputetëve u është kërkuar që të mos largohen nga Kosova, në mënyrë që të jenë të pranishëm për votim të amendamentit kushtetues dhe ligjit për dhomat e veçanta të Gjykatës Speciale.
Në kushte anonimiteti, një deputet ka thënë se në takim është përmendur edhe mundësia e dorëzimit të dokumenteve të udhëtimit, për të siguruar pranin në seancë.
Tribuna Channel ka bërë përpjekje që të marr një qëndrim zyrtar nga PDK-ja, por askush nuk ka pranuar të flas për këtë çështje./Tribuna Channel/