FSK dhe KFOR e kanë larguar mjetin pa incidente, një mjet të dyshuar shpërthyes që është gjendur dje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Një person ka raportuar se gjatë disa punimeve ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raportin policor.