Ilmi Tahiri, arsmitar ne shkollen fillore “Sami Frasheri” ne Podujeve, tha se jeton me familjen 5-anetareshe ne strehimoren kolektive ne kontenjere, ne Podujeve.
Ne nji lidhje te drejtperdrejte telefonike ne kuader te emisionit Rrokum Rroll te Televizionit Rrokum ne, Tahiri tha se paga e tij asht 240 euro.
Por nuk e marrim te plote, sepse kam me pague nji kredi qe kam marre per me trajtue nga ana shendetesore nji anetar te familjes. Nji pjese e pages ma mbajne përmbaruesit privatë per me shlye detyrimet ndaj KEDS, – tha Tahiri.
Pamvarsisht gjendjes te rande ekonomike, une kam nenshkrue nji kontrate per me dhane mesim, e parandaj i gjej motivet per em dhane mesim edhe ne keto kushte, – tha mesuesi Ilmi Tahiri.
Ai tha se per me shkue e me ardhe prej shkolles ne shtepi, i ka 45 kilometra, nji pjese te te cilave i ban ne kambe e ne kushte teper te randa.
Pamvarsisht padrejtesive qe na jane ba, e pamvarsisht gjendjes, une e kam obligim me i mesue fmite, sepse ata jane ardhmenia e Kosoves, – theksoi mesuesi Tahiri.
Ai tha se Drejtoria e Arsimit ne Podujeve ka ba padrejtesi ndaj bashkeshortes se tij, gjithashtu mesuese e madje me doktorature, e cila i ka 10 vjet pa pune.
Ai tha se per moskthimin e bashkeshortes ne vendin e punes i asht drejtue te gjitha institucioneve ne Kosove, qe nga komuna e deri te Presidentja, por ende nuk ka marre asnji zgjidhje.
Tahiri tha se nji tjeter padrejtesi ndaj tij asht se nuk asht perfshi ne perfituesit e shtepive qe jane nda nga komuna ne bashkepunim me minsitrine perkatese, derisa u ka dhane shtepi 13 rasteve te tjera, – per te cilat nuk due me fole, – vazhdoi mesuesi.
Simbas Tahirit, arsye per thellimin e padrejtesive, asht dalja e tij publike per me denoncue padrejtesite e maparshme.
Nuk kemi pase as buke me hanger, – tha ne fund mesuesi Ilmi Tahiri, derisa tregoi se kete muej i ka marre vetem 50 euro prej rroges!
Ne fund, mbas insistimit te moderatorit Fidan Jupolli, mesuesi nga Podujeva e dha numrin e tij te telefonit, 044612800, ne te cilin munden me u lajmerue te gjite ata qe kane deshire me e ndihmue.