Mjeku kërkon vaksinim të detyruar për një pjesë të popullit

E publikuar: 04/08/2021 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjeku Visar Berisha ka kërkuar nga Qeveria që një pjesë e popullit të vaksinohet me detyrim.

Ai përmes një postimi në facebook tha se Qeveria duhet të fokusohet që të vaksinoj me detyrim mësimdhënësit, administratën personelin shëndetësorë, puntorët e gastronomisë, si dhe të  kthejë maskën si detyrim në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

Postimi i plotë:

Nese 1milion izraelitë nuk pranojne te vaksinohen, llogariteni sa do jene te ne!

Qeveria duhet te fokusohet qe te vaksinoj;
– te gjithe mesimdhenesit, me detyrim,

– te gjithe administraten, me detyrim,

– nxenesit mbi 12 vjeç,

– te gjithe personelin shendetesore, me detyrim,

– te gjithe punetoret e gastronomise, me detyrim,

– te ktheje masken si detyrim ne hapesira te brendeshme dhe te jashtme, menjehere.