Mjeku i hoqi prej veshi rriqrën e gjallë, para se t’ia largonte edhe një sasi enorme dylli (Video)

E publikuar: 17/10/2018 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rahmat Omar nga Kuala Lumpuri i Indonezisë, nuk e pati problem të zbulonte, pse pacienti tij kishte dhimbje shumë të mëdha veshi.

Megjithatë, otorinolaringologu nuk e ka pasur edhe aq të lehtë, që t’ia largonte rriqrën që i ishte kapur përbrenda, transmeton Telegrafi.

Kjo në fakt, besohet të jetë hera e parë në historinë e otorinologjisë, që trajtohet një insekt i tillë që është kapur për kërcen e fortë të veshit.

Me ndihmën e pincave speciale, mjeku largoi rriqrën që besohet se i ishte kapur për disa ditë me radhë, duke i shkaktuar dhimbje të konsiderueshme.

Por, higjiena e pacientit linte shumë për të dëshiruar, andaj atij u desh t’i largohej një sasi enorme dylli, që sigurisht se ia kishte dobësuar dëgjimin në masë të madhe. /Telegrafi/