Mjekët vazhdojnë operimin në zemër edhe pasi tronditen nga tërmeti (Video)

E publikuar: 21/10/2017 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë operimit në zemrën e pacientit, në një spital në Mexico City, mjekët u tronditën nga një termet i fuqishëm.

Megjithëse u lëkundën dhe u krijua mjaft panik, ata vazhduan edhe më tutje intervenimin, pa lejuar që situata të dilte nga kontrolli, transmeton Telegrafi.

“Ata janë heronjtë e ditëve tona – puna dhe pacienti mbi të gjithë”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, teksa në sfond dëgjohen britma e të pranishmëve nga frika. /Telegrafi/