Mjekët kërkojnë nga presindentja Osmani shtyrjen e zgjedhjeve lokale

E publikuar: 21/08/2021 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që t’i shtyjë zgjedhjet për 6 muaj si shkak i situatës me pandeminë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Syla thotë se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është skandaloz dhe se Kosova është për ‘marre e gjynah’ sa i përket menaxhimit të pandemisë.Ai kërkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe formimin e një grupi për shpëtim nacional nga pandemia.

Postimi i plotë:

“Presidentes…KërkesëE nderuar anuloi zgjedhjet lokale per 6 muaj…Duke e ndjer dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi spo merrni vesh.PRESIDENTE jemi për marre e gjynah,për menaxhim të Pandemis,Ju lutem jeni bija e një punetore të rrespektuar shëndetsore,e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur,dermuar,ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni.Nuk po kërkoj takime,foto të qastit e lëmosh,po kërkoj njerzi dhe ndenje.KRYETARE ANULONI ZGJEDHJET LOKALE DHE FORMONI SA MË SHPEJT NGA JU GRUPIN PËR SHPËTIM NACIONAL NGA PANDEMIA …JEMI KEQ…ME RESPEKT DR.Blerim Syla”.