Doktorët në Indi i kanë gjetur një vajze 12 vjeçare disa milingona brenda veshit të saj. Ata deri më tash ia kanë pastruar veshët dhe i kanë larguar më shumë se 1000 milingona.
Dhreya Darji, i ka thënë mjekëve se milingonat kanë filluar të hynë në veshin e saj qysh nga gushti i vitit të kaluar. Ajo u ka thënë po ashtu se rreth 10 milingona zvarriten në veshët e saj çdo ditë, shkruan Metro.
Në lidhje me këtë mjekët kanë thënë se nuk kanë gjetur ndonjë anomali në veshët e saj,
“Ne nuk kemi gjetur ndonjë anomali në veshët e vajzës. Ajo po ashtu nuk ka përjetuar ndonjë dhimbje, pavarësisht se milingonat e kanë thumbuar atë”, ka thënë Dr Jawahar Talsania, transmeton Express.
Dr Jawahar është përpjekur të mbysë milingonat, por ato vazhdojnë të rriten.
Babai Shreya’së, Sanjay, thotë se ai është i shqetësuar se gjendja e 12-vjeçares se po bëhet më e keqe
“Unë kam bërë gjithçka që mundem,” tha ai.
“Unë e kam dërguar atë te mjekët më të mirë, por ata kanë dështuar për ta zgjidhur problemin.”/GazetaExpress/