Mjekët i thanë se i ka mbetur edhe pak kohë jetë, biznesmeni bën festë me 1 mijë të ftuar

E publikuar: 14/12/2017 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në festë ai vendosi të ftojë 1 mijë persona, miq, të afërm, dashamirës.

Satoru Anzaki e mori këtë vendim për t’u përshëndetur, dhe për t’u thënë “lamtumirë” të gjithëve.

Ish-presidenti i gjigantit të makinerive Komatsu, u diagnostikua me kancer të fshikëzës së tëmthit në muajin tetor në moshën 80-vjeçare.

“Unë jam i bindur se mund t’ju them faleminderit njerëzve që takova në jetë,” u tha ai gazetarëve pas darkës.

“Meqenëse unë dua të maksimizoj cilësinë e jetës për pjesën tjetër të mbetur, vendosa të mos marrë trajtime kimeoterapeutike për shkak të efekteve anësore”, tha ai në një konferencë shtypi pas ngjarjes.

Ai njoftoi më herët nëpërmjet një reklame në gazetë se do të organizonte darkën falenderuese dhe njëkohësisht të lamtumirës.