Mjekët i larguan nga barku shumë bizhuteri, gjendja e rrallë e kishte bërë të hante metale (Foto)

E publikuar: 15/11/2018 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pacientes së njohur vetëm si Sagnita, mjekët e një spitali në India ia nxorën 1.5 kilogramë metale, kryesisht bizhuteri.

Objektet e ndryshme si gjerdan, byzylyk dhe vathë, ishin bërë bashkë me gozhdët dhe copëzat tjera metalike, që ajo i kishte përpirë për një kohë, transmeton Telegrafi.

Barku saj ishte forcuar në masë të madhe dhe nisi të kishte dhimbje të mëdha, andaj shkoi të kontrollohej te mjeku.

Fotografimi i thellë gjeti masën që i ishte krijuar, andaj u desh të intervenohej për t’ia larguar.

Raportohet se ajo vuante nga një gjendje e rrallë, që e kishte bërë të hante metale, megjithëse ka gjendje të mirë mendore. /Telegrafi/