Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë sqarime rreth anulimit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullës.
Aliu ka bëtë të ditur se Aeroporti i Prishtinës ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Por, ai thotë se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.
Në fund ministri ka bërë të ditur se 6 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, deri sa 12 janë anuluar ne ardhje.
“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. 46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje”, shkruan Aliu.