Ylli i operës ka vendosur ta shet shtëpinë e tij luksoze në një mënyrë të pazakontë. Kështu Mark Glanville do të shet bileta në vlerë prej 2 euro, kurse fituesi do të fitojë çelësat e vilës së shekullit të 17-të që kushton hiq më pak se 1.1 milionë euro.
58-vjeçari se bashku me gruan e tij kishin blerë këtë shtëpi në vitin 2010, të cilën e rinovuan dhe e shndërruan në një hapësirë të përkryer për pushime, e cila ka kapacitete të akomodojë 30 mysafirë, transmeton Telegrafi.
Kjo pronë posedon shtatë dhoma gjumi, pesë tualete, tri kuzhina dhe tri dhoma të ditës si dhe sallën për vallëzim. Mark i ka nxjerr në shitje 575 mijë bileta, që do të thotë se nëse i shet të gjitha, do të fitojë rreth 1.2 milion euro.
“Familja jonë për shumë vite ka jetësuar ëndrrën italiane, dhe kjo është mënyra më e mirë që sa më shumë njerëz të kenë rastin ta shijojnë një jetë të tillë. Nuk kemi dashur ta shesim pronën ndonjë pasaniku të moshuar. Kjo është një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë një jetë të re”, ka deklaruar ai.
Ky baba i tre fëmijëve kishte nxjerrë në shitje shtëpinë në fillim të këtij viti, por nuk ka mundur të gjej blerës serioz. Disa persona e kanë shikuar hapësirën, por asnjëri prej tyre nuk deshi ta merr përgjegjësinë që të kujdeset për të. Dhe kështu Mark ia la në dorë këtë punë birit të tij Josh 21-vjeç i cili organizoi këtë garë.
“Kemi dashur që taksat dhe komunalit tjera t’i mbulojmë ne, kurse fituesi thjesht duhet të vjen këtu dhe t’i marr çelësat”, ka deklaruar Josh.
Gara do të zgjas deri në prill të vitit të ardhshëm, kështu që të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë këtë shtëpi luksoze duhet patjetër t’i blejnë biletat. /Telegrafi/