Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, ka vizituar qendrën e banimit kolektiv ku jetojnë dhjetëra familje në kushte të rënda, njofton Klan Kosova.
Ata kanë premtuar se vitin e ardhshëm do të përfundohet edhe ndërtimi i një qendre tjetër ku do të vendosen 25 familje që i kanë kushtet e rënda ekonomike.
Veseli para se të vizitonte qendrën e banimit kolektiv, ka vizituar menaxhmentin e ndërmarrjes publike “Trepça”.
Fillimisht ai është takuar me drejtorin e kësaj ndërmarrje Ahmet Tmavën me të cilin tha se ka diskutuar për situatën në të cilën gjendet kjo ndërmarrje.
Kryeparlamentari vlerësoi se gjigandi “Trepça” aktualisht nuk është në gjendje të mirë financiare dhe se Qeveria e Kosovës do të angazhohet në mënyre që të shfrytëzojë kapacitetet maksimale të Trepçës , duke shfrytëzuar dhe përpunuar xehet brenda Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq drejtori i “ Trepçës” Ahmet Tmava e vlerësoi vizitën e kryekuvendarit Veselit të cilit edhe ja shprehi shqetësimet me të cilat po përballet ndërmarrja.