Mitrovicë, pika ku ndërrohen targat për shkak të sigurisë

27.11.2015 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mitrovicë, pika ku ndërrohen targat për shkak të sigurisë

Hapësira në mes të urës lindore e cila lidhë jugun e qytetit të Mitrovicës me pjesën veriore dhe deri te barrikada afër shkollës teknike, është njëra prej zonave ku qytetarët pa dallim ndërrojnë targat e automjeteve të tyre, apo i heqin fare ato.

Këtu, serbët e veriut që duan të lëvizin në pjesën qendrore të vendit, heqin targat të cilat i jep shteti serb me iniciale të qyteteve të Kosovës (KM, PR etj.), dhe vendosin targat KS të lëshuara nga institucionet e Kosovës.

E njëjta gjë ndodhë edhe me shqiptarët që për nevoja të ndryshme qarkullojnë në veri, të cilët heqin targat e automjeteve të tyre.

Krejt kjo ndodhë për shkak të siç thonë ata, sigurisë së tyre, përkatësisht që gjatë qarkullimit me automjetet e tyre të mos hasin në ndonjë situatë të pakëndshme ose të rrezikshme.

Albert Gashi, banor i veriut të Mitrovicës, ka bërë të ditur për KosovaPress se shkon nganjëherë në veri të qytetit për të blerë barna farmaceutike, ngase në atë pjesë ato kushtojnë më lirë.

Sipas tij, sa herë që kalon në atë pjesë të qytetit me automjetin e tij i duhet të heq targat për shkak të sigurisë.

Gashi: Sa herë që shkoj në veri më duhet me i heq tabelat

“Hapa marr unë nalt, sepse janë më lirë pak, për atë arsye i hoqa tabelat sepse nuk është lëvizja e lirë me tabela RKS, munden me më gjuajt me gurë me ma thye kerrin… Jo shumë shpesh, por sa herë që shkoj më duhet me i heq tabelat. Deri sot nuk kam pasur problem, uroj mos të kem kurrë”, ka thënë Gashi.

Edhe Faik Haziri, taksist nga ‘Lagja e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës, thotë se del shpesh me automjetin e tij në veri, por për shkak të sigurisë ai gjithmonë i heq targat.

Haziri: Tabelat i heqim për me qenë më të sigurtë

“Me dal unë dal shpesh, mirëpo për shkaqe të sigurisë gjithmonë i ndërroj tabelat. Për vete nuk kam pasur problem, por s’do të thotë që nuk do të kem. Xhamin e kam pasur të thyer, por jo tani, para tre-katër viteve. Marrëveshja ka qenë me u heq barrikadat, nuk janë hequr, me u lëshua ura, nuk është lëshuar, dhe kur nuk respektohen marrëveshjet secila punë është telhyqe, kështu që esenca është se po duhet t’i heqim tabelat për me qenë më të sigurt”, ka thënë Haziri.

Ndërsa njëri prej qytetarëve serb i cili është pajisur me targat e institucioneve të Kosovës, Radomir Stanojeviq nga fshati Grabovc i komunës së Zveqanit, tha se është duke udhëtuar për në Lipjan dhe po i ndërron targat e automjetit, sepse ndjehet më i sigurt.

Ai tha se gjatë qarkullimit me targa të Kosovës në pjesën qendrore të vendit, nuk ka pasur asnjëherë problem.

Stanojeviq: Më i sigurt jam kur i ndërroj targat

“Për shkak të sigurisë e bëj, më i sigurt jam kur i ndërroj targat. Kam dy palë targa, ndoshta do të bëh et një ditë ashtu siç duhet. Jo shumë shpesh, por udhëtoj dhe unë nuk kam pasur problem kurrë. Në veri vozis automjetin me targa PR, ka mbetur ashtu i regjistruar nga e kaluara, ndërsa tani ishte dashur t’i kam targat RKS, por do t’i marr vetëm KS”, tha Stanojeviq për KosovaPress.

Ndryshe, serbët në veri të vendit vazhdojnë të mbajnë akoma targat ilegale serbe me iniciale të qyteteve të Kosovës (KM, PR etj.), pastaj targa të qyteteve të Serbisë, por ka edhe të tilla që janë pa targa fare.

Qeveria serbe kishte kërkuar përmes ndërkombëtarëve që institucionet e Kosovës duhet të presin derisa t’ju skadojë afati i regjistrimit, për të kaluar pastaj në targat e Kosovës, por një gjë e tillë ende nuk po ndodhë, ndërsa ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, pati thënë se me arritjen e marrëveshjes për sigurimin e veturave, pret angazhim më të madh nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës në eliminimin e këtyre targave.

Muaji prill i vitit 2014 ka qenë afati fundit që duhej respektuar dhe që veriorët të vendosnin targa të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve