Mitet për kancerin që nuk duhet t’i besoni

03.02.2016 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mitet për kancerin që nuk duhet t’i besoni

Ndodh që të dëgjojmë disa “mite” për sëmundjen e kancerit që na bëjnë të trembëmi më shumë sesa vetë sëmundja.

Por ndër të tjera janë 5 mite të pavërteta që kanë lidhje me kancerin.

Njerëzit me lëkurë ngjyrë të errët nuk sëmuren nga kanceri i lëkurës

E vërteta: Ngjyra e lëkurës nuk luan rol në zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit të lëkurës. Mjekët shpesh herë nuk arrijnë të dallojnë shenjat paralajmëruese të kancerit të lëkurës tek pacientët me lëkurë ngjyrë të errët, të cilat zakonisht gjenden në vende që neglizhohen, si për shembull poshtë thonjve, në pëllëmbë, në thembër, në mukozën e gojës, në qepallë dhe gjenitale. Për këtë arsye pacientët diagnostikohen me kancer shumë vonë, kur bëhet më i vështirë për t’u trajtuar.

Mbipesha ndikon në zemër, por nuk rrit rezikun për kancer
LEXO EDHE Lufta me kancerin fillon nga kuzhina

E vërteta: Sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit, 1 në 5 njerëz që vdesin nga kanceri janë mbipeshë. Duke qenë mbipeshë, rritet rreziku për t’u prekur nga kanceri i prostatës, tiroidet, veshkat, i pankreasit etj.

Kanceri nuk është sëmundje ngjitëse

E vërteta: Kancerin nuk e merr nga një person që vuan prej tij. Por disa viruse që e shkaktojnë kancerin cilësohen si ngjitëse. Në fakt, gjatë dekadës së fundit virusi i papilomës humane (HPV) ka ndryshuar rrënjësisht demografinë e njerëzve që vuajnë nga kanceri i gojës dhe fytit. Më parë njerëzit që vuanin nga këto lloje kanceri ishin njerëzit që konsumonin duhan dhe pije alkoolike për një kohë të gjatë. Sot 70 për qind e rasteve shkaktohen nga virusi i papilomës humane. Ky virus transmetohet nëpërmjet seksit oral dhe shkakton kancer vite më vonë.

Nxirja ju mbron nga kanceri i lëkurës

E vërteta: Lëkura e nxirë nga rrezet ultravjollcë nga dielli ose solari kontribuon në shfaqjen e kancerit. Pa harruar të përmendim dëmtimet e tjera, si rrudhat, lëkurë të ashpër, njollat e zeza dhe shenja të tjera të plakjes. Duhet të përdoret me patjetër krem kundër diellit, por më e rëndësishme duhet të mos qëndroni në diell nga ora 11:00 deri në 14:00, kur rrezet ultravjollcë janë tepër të fortë.

Celulari shkakton kancer

E vërteta: Edhe pse disa studime kanë treguar se celulari shkakton kancer në tru, disa të tjera kanë treguar të kundërtën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin tezën se celulari shkakton kancer. Gjithsesi këshillohet që gjatë ditës të mos flitet më shumë se 20 minuta në celular.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Mos e kanë fajin hormonet?

Mos e kanë fajin hormonet?