Sipas versionit zyrtar të Tribunalit të Hagës Sllobodan Millosheviq vdiq nga një atak në zemër në qelinë e tij të paraburgimit. Pavarësisht kësaj vazhdimisht ka pasur spekulime dhe teori të ndryshme konspiracioni se ai është vrarë.
Dhjetë vjet më parë në qelinë e tij të Tribunalit të Hagës, u gjet i vdekur, Slobodan Millosheviq ish – udhëheqës i Serbisë, i cili vdiq derisa po gjykohej në Hagë, në një gjyq për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë dhe Kroaci, dhe për gjenocid në Bosnje e Hecergovinë, transmeton lajmi.net.
Millosheviq sipas versionit zyrtar të Hagës nuk kishte pranuar rekomandimet e mjekëve, dhe kishte përdorur një ilaq “rifampicin”, antibiotik që përdoret për të trajtuar një sëmundje të lëkurës.
Ndërsa vlerësohet se ky ilaq kishte neutralizuar ilaqet tjera që i merrte për kontrollimin e presionit të gjakut, gjë nga i cili edhe i ishte shkaktuar vdekja.
Trupi i Sllobodan Millosheviqit nga Haga në Beograd ishte sjellur më 15 mars 2006.
Pavarësisht kësaj, kurr nuk kanë pushuar teoritë konspirative, se Millosheviq ishte vrarë, e edhe të tjera se ai nuk ka vdekur fare, dhe se është duke jetuar i fshehur diku në Rusi.