Itinerari dhe misioni i dyshimtë i një Boeing-u me iranianë kapur në Argjentinë
The Sun publikoi detaje të historisë së një avioni misterioz që u nis nga Rusia e u ndal në Venezuelën, disa javë para se të kapej në Argjentinë. Avionik bëri dhe një ndalesë në Beograd.
Fjala është për një Boeing 747 që u ndalua këtë javë në Buenos Aires, ku autoritetet argjentinase e kontrolluan nën dyshimin për aktivitete inteligjente, duke arrestuar 19 anëtarë të ekuipazhit, shkruan The Sun.
Midis ekuipazhit ishin pesë iranianë të dyshuar për lidhje me forcat Quds, një krah sekret i Gardës Revolucionare Islamike, i ngarkuar për operacione sekrete të jashtme.
Disidentët iranianë kanë paralajmëruar se ndalimi i avionit është provë se regjimi po përhap terrorizëm të sponsorizuar nga shteti në kontinentin amerikan, pikërisht në oborrin e shtëpisë së Shteteve të Bashkuara.
Anëtarët e grupit IRGC, Forca Quds, dyshohet se ishin në aeroplan.
Irani gjithashtu besohet se furnizon me armë vende si Venezuela, por të tilla nuk u gjetën në Boeing-un 747.
Të dhënat e fluturimit tregojnë se avioni është nisur nga Moska, duke patur ndalesa në Teheran dhe së fundi në Karakas, kryeqytet i Venezuelës, disa javë para se të kapej nga Argjentina.
Duket se Boeing-u 747 ka vizituar tre herë kryeqytetin e Venezuelës para ndalimit, duke patur ndalesa dhe në Beograd e Meksikë, shkruan The Sun.
Uashingtoni po e ndjek nga afër rastin dhe Izraeli ka lavdëruar Argjentinën për identifikimin e një “kërcënimi të mundshëm”, duke paralajmëruar se linjat ajrore iraniane mund të përfshihen në transferimin e armëve, njerëzve dhe pajisjeve te IRGC.