Audi i ish-ministri Saimir Tahiri me AA003GB ka ndryshuar targa pas shpërthimit të skandalit, ai është bërë AA900 NF, por çuditërish ka mbetur ende pronë e Habilajve dhe synohet të përdoret sërish prej tyre për udhëtime jashtë vendit.
Faktet e reja i sjell sot gazetari Basi Çollaku, në vazhdën e dhjetra të tjerave zbuluar nga përgjimet italiane, që e kanë detyruar ish-ministrin Tahiri t’i përgjigjet hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
“Makina e ish ministrit Tahiri, “shitur” Habilajve nderron targe por perdorues jo, ata jane serish Artan dhe Moisi Habilaj, – shkruan Çollaku. – Jane pikerisht vellezerit Habilaj te cilet kane bere pagesat kur kane paguar siguracionin e mjetit. Policen e sigurimit qe ka ne fuqi mjeti e ka prere me 4 korrik. Nderkohe ne qershor te ketij viti perdoruesit e Audit AA900NF (AA003GB) kane prere ne Korçe nje police sigurimi karton jeshil me shume gjase per udhetim jashte vendit dhe me afer prerjes se pokices eshte per ne Greqi per periudhen 1 deri me 15 qershor. Nderkohe mjeti tashme AA900NF (AA003GB) sipas shkresave ka numer shasie WAUZZZ4E79N005250 duke deshmuar se ndryshon siperfaqja jo brendia..Ndoshta Prokuroria do te mundesoje verifikime me konkrete. Natyrisht nese nuk vazhdon te kerkoje targen e vjeter..(per ata qe sbesojne..)



















