Ditë më parë në Shqipëri është organizuar spektakli i bukurisë “Miss Universe Albania 2016”
Lindita Idrizi quhet vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës duke fituar edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe”.
Por gjatë spektaklit ndodhi një gjë e pazakontë në evente të tilla kur Missi paraprak i dorëzon kurorën pasardhëses së saj.
Kjo nuk ndodhi këtë vit, pasi Megi Luka, “Miss Universe Albania 2015”, nuk mori pjesë dhe nuk dorëzoi kurorën siç e do zakoni.
Gazeta Express mëson se arsye për këtë ishin disa probleme mes organizatorëve dhe Megit.
Në vend të saj kurorën e dorëzoi Anisa Kospiri, “Miss Universe Albania 2002”.



















