Karvani Coca-Cola i Vitit të Ri fillon misionin e tij të bamirësisë për të ndarë magjinë e Vitit të Ri kudo dhe për të gjithë, duke n’a kujtuar se është ajo kohë e vitit kur ne duhet të hapim zemrat tona dhe të ndajmë mirësi.
Festat janë koha për të dhënë dhe për të ndarë, jo vetëm dhurata, por edhe gëzim, dashuri dhe përkushtim. Prandaj, qëllimi i këtij viti të Karvanit të Coca-Cola është të mbledh libra për fëmijë të SOS Fshatit të Fëmijëve.
Dhurimi i librave do të mbahet në ditën kur Karvani i Coca-Colës të arrijë në Prishtinë, më 11 dhjetor në sheshin Newborn. Librat të cilat do të mblidhen në karvan do t’i dhurohen SOS Fshatit të Fëmijëve. Përveç kësaj, në bashkëpunim me SOS Fshatin, Coca-Cola do të transformoj dy dhoma brenda SOS Fshatit të Fëmijëve, ku fëmijët mund të bisedojnë, lexojnë dhe luajnë dhe gjithashtu do të ketë rafte librash, që do të jenë të mbushur me libra, falë mirësisë së të gjithë qytetarëve, institucioneve publike, kompanive, shkollave fillore dhe të mesme, komunave dhe të gjithë të tjerëve, të cilët do ti bashkohen këtij misioni të përbashkët humanitar.
Programi i karvanit fillon në ora 17:00.Të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë lodrat për fëmijë, performancë të paharrueshme muzikore që fillon me Ledri Vulën dhe Era Istrefin, si dhe shfaqjet e disa aktorëve dhe natyrisht, të bisedojnë dhe bëjnë fotografi me Babadimrin.
Magjia e dimrit, atmosfera e festave, dashuria dhe gëzimi në zemër janë dhuratat që Coca-Cola, së bashku me të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, dëshiron të dhurojë për të gjithë fëmijët e SOS Fshatit. Prandaj, të gjithë janë të mirëseardhur ti bashkohen këtij misioni bamirësie dhe së bashku të sjellim një buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve dhe të bëjmë pushimet e tyre më të veçanta.