Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me dy personalitete të shquara publike, këto ditë do të vijë në Kosovë në cilësinë e ndërmjetësuesit në mes të pozitës dhe opozitës. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.
Meta do të takohet me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, zëvendësin e tij, Kadri Veselin, si deh me liderët e tri partive opozitare, atë të Vetëvendosjes, Visar Ymerin, të AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limajn.
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në mes të pozitës dhe opozitës në Kosovë, këto ditë do të vijë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Gazeta “Epoka e re” ka mësuar të mërkurën se kryeparlamentari Meta do të jetë i shoqëruar nga dy personalitete të shquara publike, njëri prej tyre akademik.
“Ditët në vijim, brenda kësaj jave, në Prishtinë pritet të vijë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar me dy personalitete publike shqiptare, njëri prej tyre akademik, në cilësinë e ndërmjetësuesve mes pozitës dhe opozitës”, ka thënë burimi i gazetës në kushte anonimiteti.
Po i njëjti burim ka treguar se kryeparlamentari Meta dhe shoqëruesit e tij do të takohen me lidershipin e PDK-së, AAK-së, VV-së dhe Nisma-s.