Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq tha se është optimist që klienti i tij do të lirohet, raporton KosovaPress.
“Ishte një gjykim i gjatë, shumë i gjatë, një betejë e gjatë në sallën e gjyqit. Përshtypjet tona në fund janë se kemi çdo arsye për të qenë optimistë për një rezultat shumë pozitiv. Është gjithmonë e pamatur të përpiqesh të parashikosh diçka në çdo çështje gjyqësore, sepse në fund të fundit gjithçka varet nga gjyqtarët. Por nga argumentet që dëgjuam sot dhe gjatë 10 ditëve të fundit, si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja, besojmë se kemi të drejtë si në aspektin e provave ashtu edhe të ligjit. Dhe siç thashë, presim një rezultat shumë të mirë për klientin tonë”, tha ai.
I pyetur sa i përket deklarimeve të mbrëmshme të kryediplomatit Kosovar, Glauk Konjufcës, i cili tha se gjithçka që është bërë apo nuk është bërë nga institucionet ka qenë në konsultim me ekipet mbrojtjëse, Mishetiq tha se nuk i komenton çështjet e brendshme politike.
Thaçi në fjalimin e tij para trupit gjykues tha se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.
















