​Mishetiq: Prokuroria përpiqet të heqë provat shfajësuese në favor të Thaçit

E publikuar: 11/02/2026 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq në vazhdim të dhënies së fjalës përfundimtare tha se Prokuroria po përpiqet të heq provat shfajësuese në favor të Thaçit.

Mishetiq: Prokuroria përpiqet të heqë provat shfajësuese në favor të zotëri Thaçi

 

“Prokuroria përpiqet të heqë provat shfajësuese në favor të zotëri Thaçi mbi bazën se ai siç pretendon prokuroria nuk ishte pjesë e rrethit të brendshëm të shtabit të përgjithshëm pjesë e të cilit ishin të akuzuarit, dhe ai kishte besimin e plotë të gjithë pjesëtarëve të UÇK përfshirë disa anëtarë të shtabit të përgjithshëm”, tha ai.

Sipas mbrojtësit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq para trupit gjykues tha se edhe drejtësia ndërkombëtare ka konkluduar se NATO ndërhyri ushtarakisht në vitin 1999 për shkak të një Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale Serbe.

Ai madje tha se ish-udhëheqësi serb, Milan Milutinoviq nuk u shpall fajtor për ngjarjet në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, sepse ai ishte një figurë politike që nuk kishte kontroll efektiv mbi forcat e RFJ-së, ndërsa ZPS po kërkon nga trupi gjykues të konkludohet se udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës dhe UÇK-së, një grup i armatosur joshtetëror që kishte ekzistuar vetëm prej disa muajsh, ka pasur kontroll efektiv dhe ka marr penalisht përgjegjës.

Mishetiq: Presidenti serb i një shteti kriminal i pafajshëm sepse nuk kishte kontroll efektiv

 

“Deri tani jurispodenca e gjykatave ndërkombëtare ka konkluduar se NATO ka ndërhyruë ushtarakisht në 99’tën në përgjigje të një NPK-je serbe e cila filloi në 98-tën. ZPS iu kërkon juve që të arrini përfundimin bazuar në leksione se UÇK ishte ajo që ishte administratorja e një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale muaj apo vite më përpara dhe jo më vonë se marsi 99tës dhe më vonë jurispodenca të TPNJ-së ka konkluduar se ish-udhëheqësi serb Milan Milutinoviq nuk kishte përgjegjësi penale për ngjarje ‘98-99 për shkak se ai ishte një figurë politike që kontrollonte forcat e forcat e RFJ-së, dhe në këtë vendim nuk dha një kontribut të rëndësishëm në një ‘Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale’. ZPS po iu kërkon juve që pavarësisht se presidenti serb i një shteti të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krimet masive të luftës dhe krimet kundër njerëzimit për shkak se nuk ka pasur kontroll efektiv, duke u bazuar në këtë deduksion iu duhet të konkludoni që udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës dhe UÇK-së, një grup i armatosur joshtetëror që kishte ekzistuar vetëm prej disa muajsh, ka pasur kontroll efektiv dhe ka marr penalisht përgjegjës. Ky rezultat do të jetë një padrejtësi ligjore dhe historike”, tha Mishetiq.

Mishetiq tha se ka dyshime të mjaftueshme që trupi gjykues ta lirojë nga të gjitha akuzat Hashim Thaçin.

Mishetiq: Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju ta shpallni të pafajshëm Thaçin

 

“Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave që është standardi që duhet arritur me qëllim që të rishkruani historinë e Kosovës në këtë rast dhe për ta gjetur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, theksoi ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar si dhe mbrojtësi i viktimave dje e kanë përmbyllur fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënimin me burg nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së, që në total i bie 180 vjet burgim.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, prokuroria ka pretenduar se ish-presidenti Hashim Thaçi “i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët”, duke përmendur kështu dëshmitë e James Rubin e Wesley Clark.

Paraqitja e deklaratave përmbyllëse shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.

Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së, gjatë kësaj jave dhe javën e ardhshme kanë mundësi që për herë t’ fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./KP