Këngëtarja Mirsa Kerqeli është rikthyer me një ‘cover’.
Kjo ishte një surprizë e këndshme për fansat e saj pasi Mirsa ka një kohë tejet të gjatë që nuk ka sjell diçka të re sa i përket muzikës, shkruan lajmi.net.
Ajo ka zgjedhur t’i këndoj disa nga këngët e njohura shqipe bashkë me këngëtarin Butrint Rashiti.
Ky rikthim i saj u mirëprit nga publiku ndërsa nga Mirsa priten edhe projekte të reja muzikore.



















