Mirlind Daku realizon dy gola brenda 10 minutave, Rubin Kazan udhëheq 2-0 ndaj Akronit

E publikuar: 22/11/2024 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka realizuar dy gola në ndeshjen e sotme kampionale në Rusi, kundër Akron Togliatti.

Avantazhin Rubin Kazanit, ish-goleadori i Superligës ia dha që në minutën e 10-të, drisa e dyfishoi atë dhjetë minuta më vonë.

Aktualisht skuadra e rekordmenit kosovar gjendet në pozitën e shtatë me 19 pikë, ndërsa nëse nuk gabon sonte, do të arrijë kuotën e 22 pikëve.

Nga ana tjetër, kundërshtari i tyre ka 16 sosh.

Daku për momentin ka 8 gola në Premier Ligën e Rusisë, dy më pak se Alexey Batrakov i Lokomotivës që udhëheq renditjen e golashënuesve.