Mirëpritja gjakovare: Pas ndeshjes shtrojnë iftar të përbashkët me Trepçën

E publikuar: 16/03/2024 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KB Trepça shënoi sot fitore ndaj KB Vëllaznimit, me rezultat të ngushtë 77:80 në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë, në palestrën “Shani Nushi”.

E pas ndeshjes, KB Vëllaznimi dhe KB Trepça bënë iftar së bashku.

“Në Gjakovë ishim në shtëpinë tonë. Shembull i mikpritjes, si çdo herë. Pas një ndeshëje të fortë në parket, miqësia jonë vazhdon të forcohet gjithnjë e më shumë. Darkuam së bashku në sofrën e paqtë të iftarit, në konakun e kryesisë së klubit Gjakovarë, rezultati i ndeshjes mbeti në rend të dytë, ashtu se si duhet të jetë gjithmonë. Faleminderit Gjakovë lule e gjakut.” – thuhet në njoftimin e mitrovicasve.