Analisti dhe gazetari, Ilir Mirena, ka thënë se nuk e dinë se pse qytetarët por edhe bashkësia ndërkombëtare po habitet me Albin Kurtin.
Sipas Mirenës, Albin Kurti me vite ka pasur qëndrime të ngjashme, duke shtuar pyetur “pse po habitemi”.
“Nuk e di pse po habitemi qytetarët e këtij vendi por edhe bashkësia ndërkombëtare me qëndrimet e Aklbin Kurtit, Albin Kurit nuk është që ka ndryshu. I dimë qëndrimet e tij, shkrimet e tij. I dim përpjekjet kur janë ardhur në pushtet si janë sjellur ndaj marrëveshjes së Uashingtonit”, ka thënë Mirena.
Po ashtu ai në Pressing ka thënë se “Albin Kurti ka deklaruar se dialogun e ka qëndrimin e 6 apo 7”.
“Pse po detyroni njeriun me e bo dialogun qëndrimin numër 1, e keni votu”,ka thënë Mirena.
Po ashtu ai ka shtuar se edhe bashkësia ndërkombëtare, Uashingtoni dhe Brukseli e kanë mbështetur Kurtit për ta marrë pushtetin. /Express